Erion Veliaj ‘shtrohet’ në spital, zbulohet vendimi që ka marrë pasi kaloi Covid19

    0
    4

    Erion Veliaj, si një nga pacientët që kanë kaluar koronavirusin ishte sot në spitalin infektiv për të dhuruar plazmën e gjakut, e cila do i vije në ndihmë personave që janë të infektuar dhe kanë nevojë për këtë lloj kurimi.

    Teksa u pyet se kujt do t’ia japë plazmën, Veliaj u përgjigj: “Do t’ia jap shërbimit infektiv sepse me Shefqet Ndroqin do bëj dhuratë tjetër”.

    Nga ana e saj, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu pasi falënderoi kryebashkiakun Veliaj bëri apel që të gjithë ata që e kanë kaluar Covid-19 të dhurojnë gjak.

    “Unë dua ta falënderoj me zemër kryetarin e bashkisë që iu bashkua nismës për të shpëtuar dikë që ka nevojë. Plazma është një tjetër armë në funksion të përpjekjeve për të luftuar virusin. Gjej rastin të bëj edhe një apel për ata që e kanë kaluar virusin, të vijnë dhe të dhurojnë gjakun”, u shpreh Manastirliu.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here