TURQI

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha të enjten se Franca po drejtohet nga një president “i paaftë”.

Erdogan dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron kanë shkëmbyer akuza dhe fyerje gjatë muajve të kaluar pasi kanë mosmarrëveshje për një sërë çështjesh, duke filluar nga Libia dhe pjesë të Lindjes së Mesme deri në mosmarrëveshjen detare të Turqisë me Greqinë.

Macron e zemëroi Ankaranë javën e kaluar kur kritikoi mënyrën sesi Turqia po qeveriset nga Erdogani, duke thënë se ky vend “meritonte diçka tjetër”.

Mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe Francës u përshkallëzuan më shumë, pasi muajin e kaluar, Franca, dërgoi anije detare në Mesdheun lindor për të ndihmuar anijet luftarake greke.

Erdogan tha se “logjika e Macronit, për të fajësuar Turqinë për problemet rajonale, nuk funksionoi. Nëse Turqia tërhiqet nga Siria, a do të arrijë Siria paqen?”, pyeti ai teksa po përmendte një listë të vendeve që janë në konflikt.

Tensioni midis dy udhëheqësve është rritur që kur Macron paralajmëroi se mungesa e përgjigjes së NATO-s ndaj një operacioni turk në Sirinë veriore tregoi se aleanca po kalonte një “vdekje truri”.

Nga ana tjetër, Bashkimi Evropian do të diskutojë javën e ardhshme për mundësinë e sanksioneve ndaj Turqisë, pas dërgimit të anijeve të saj në ujërat mesdhetare për të kërkuar naftë dhe gaz. Erdogan akuzoi BE-në se ka zbatuar “standarde të dyfishta kundër Turqisë për një kohë të gjatë”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here