Duket se një bisedë telefonike e ka revoltuar aktoren e njohur, Ema Andrea.

Ajo ka marrë një telefonatë anonime nga një vajzë , e cila është prezantuar si punonjëse në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Vajza e ka telefonuar atë për ti bërë një lojë, duke i thënë aktores se ka dalë pozitive me Covid-19.

Por, me sa duket Ema është revoltuar shumë ndaj këtij veprimi dhe ka zgjedhur të reagojë në rrjetet sociale. Për aktoren, nuk mund të bëhet shaka më tema të tilla.

Ja çfarë shkruan Ema:

“Sapo mora një telefonatë nga një nr. privat, në të cilin një soj bibè në dialekt, më thotë që kam dalë pozitive me koronavirus, se paskam qenë në një shfaqje!

Vogëlushja, u prezantua si personi që paguhet për këtë punë dhe punon në spitalin “Shefqet Ndroqi” , duke lëshuar shprehjen, ndoshta më të mençur në jetën e saj: “bën mirë të jesh në shtëpi, se po të sjellim ambulancën”.

Oj ti goc, që paske numrin tim, e bëre shoqërinë me qesh, a ta kap truri që prej këtij humori dikush mund të shqetësohet?

Po sikur të isha sëmurë vërtet? A e kap lënda jote gri që shumë mjekë në atë spítal po rrezikojnë jetën?

A e kap dròga jote që shumë njerëz kanë humbur familjarët e tyre?

A ta pret mendja që të ka mbush mami që unë mund të ta kem ngenë?

Dhe e fundit…Vërtet mendon se me nr privat nuk gjendesh? Që unë nuk të gjej?!

Bravo mamit dhe babit tënd që kanë rritur një kafshë pa ndërgjegje, e sigurisht injorante në çdo fushë! Uroj mos ti ndodhë dikujt tjetër ky takim i dhunshëm telefonik”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here