Të rënda janë detjat që dalin në lidhje me historinë e Eglantina Bucit, e cila u v.ra 8 vite më parë në malin me Gropa.

Sipas asaj që shkruan FaxNeës në vitin 2009 ka qëndruar për më shumë se 8 muaj në Qendrën Kombëtare të Vi.ktimave të Tr.afikut, dhe ishte vetëm 20 vjeç.

Eglantina u çua në qendër nga Policia e Shtetit pasi ajo kishte de.noncuar të dashurin e saj, duke e aku.zuar se i riu i kishte vje.dhur një shumë prej të paktën 5 milionë lekësh të vjetra. Eglantina aku.zonte të dashurin për vj.edhjen e parave, ndërsa familjarët e saj ishin të bindur se e reja i kishte gra.bitur paratë prej tyre për t’u arr.atisur bashkë me të djalin me iniciale B.D., jashtë shtetit. Kjo çështje mes familjes Buci shkoi edhe në Gjykatë, ku Eglantina përballej me të atin, Faikun.

Dyshohet se i dashuri i saj shtetasi me inicialet B.D., e pro.stituonte brenda vendit, ndërsa Eglantina kishte kërkuar që të qëndronte aty pasi nuk mund të kthehej në shtëpi për shkak të martesës që babai kishte bërë me një grua tjetër. Gjatë gjithë kohës që qëndroi në shoqatë, Eglantina iu nënshtrua një kursi për sekretare, profesion të cilin nuk e ushtroi kurrë pasi pas pak kohësh u ek.zekutua në mënyrë ma.kabre në malin me Gropa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here