Policia ka nisur hetimet për një vjedhje, e cila është filmuar nga kamerat e sigurisë. Në pamje, duket një person i maskuar, teksa i vjedh ndihmat ushqimore një personi të moshuar, i cili është izoluar gjatë pandemisë.

Hajduti, duket qartë teksa ecën në rrugë, pikërisht me ushqimet e pensionistit. Ndihmat në fjalë përmbanin qumësht, bukë dhe vezë. Ka qenë vajza e pensionistit, Veronica, ajo që ka bërë denoncimin në polici dhe ka zbuluar pamjet filmike.

Në një deklaratë, Veronica tha:

Zakonisht i kontrollojmë filmimet e sigurisë çdo ditë, por nuk prisnim të gjenim diçka kaq të shëmtuar. Është e turpshme të shohësh sesi ndihmat ushqimore, i merren një personi i cili nuk ka mundësi të lëvizë për shkak të pandemisë.
Ne pamë në video që ushqimet ishin dorëzuar tek babai, por ai nuk arriti t’i merrte dot. Jam shumë e zemëruar që dikush mund të arrijë t’i bëjë diçka të tillë një 83 vjeçari. Kemi njoftuar policinë dhe duam që hetimi i tyre të shkojë deri në fund. Është e vërtetë që bëhet fjalë për pak ushqime, por ky veprim kaq i shëmtuar nuk mund të kalojë pa u dënuar.

Burimi: LadBible

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here