TIRANË

Ish-mesfushori i Partizanit dhe i Kombëtares në fundin e viteve ‘80, Sabri Balla ka humbur jetën në moshën 54-vjecare. Nuk dihet se çfarë i ka shkaktuar humbjen e jetës para kohe, referuar njoftimit të klubit, Balla vuante nga diabeti.

Lajmi i trishtë është bërë publik nga faqja e Partizanit në rrjetet sociale duke treguar karrierën e Ballës, i cili e la futbollin në ’86 për arsye dëmtimi të parikuperiushëm.

Me keqardhje të thellë mësuam sot lajmin e ndarjes nga jeta në moshën 54 vjeçare të ish mesfushorit të Partizanit Sabri Balla, i cili së fundmi vuante nga diabeti.

Bikja ka qenë pjesë e ekipeve zinxhir të Akademisë së Partizanit. Në sezonin 1984-1985 në moshën 18- vjeçare, ai do të përfshihej në ekipin e parë , duke luajtur edhe titullar në formacion. Një mesfushor i pa lodhur, i cili me paraqitjet e tij të shkëlqyera mori edhe ftesën nga ekipi përfaqësues Shpresa. Balla ishte pjesë e ekipit të Partizanit finalist i Kupës së Shqipërise në 1985, krahas emrave të spikatur të ekipit si Hysi, Musta, Lame, Ocelli, Gega, Hametaj, Kushta, Eksarko, Agalliu, Duro, Lika etj. Sezoni 1985-86 do të ishte i fundit për të me fanelën e kuqe , pasi karriera e tij do të mbyllej shumë shpejt si pasojë e një dëmtimi të parikuperueshëm.

Klubi i Futbollit Partizani i përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe të afërmve, për këtë humbje të madhe”, shkruan Partizani.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here