Mjeku imunolog Genc Sulçebe tha në studion e emisionit “Opinion” se sipas të dhënave të deritanishme mutacioni i ri i koronavirusit që është shfaqur në Britaninë e Madhe është të paktën 2 herë më infektues se variantet e mëparshme.
Pjesë nga biseda:
Sulçebe: Ngjitet 2 herë më shpejt se sa varianti aktual i koronavirusit. Dhe kjo është vënë re në strukturën qelizore. Po bëhen studimet më të thella për të parë nivelin e këtij mutacioni, se sa i rrezikshëm është.
Fevziu: Pse shtetet evropiane, përfshirë dhe Shqipërinë mbyllën kufijtë me Britaninë?
Sulçebe: Vetë kryeministri britanik komunikoi se kemi të bëjmë me një variacion të virusit i cili është i transmetueshëm pothuajse 2 herë më shpejt.
.