Numri një i qeverisë, Edi Rama u shpreh se do ta japë qëndrimin e tij lidhur me ngjarjen në orën 18:00 pasdite, duke i falenderuar të gjithë ata që do ta ndjekin.

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë, pas dy ditësh, lidhur me vra.sjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha, i cili u që.llua për vd.ekje nga efektivi i “Shqiponjave”. Me anë të një reagimi në rrjetet e tij sociale, Rama shkruan se sapo ka mbërritur në Tiranë, nga SHBA-të ku edhe ndodhej prej disa ditësh, sipas tij për të siguruar vaksinën anti-COVID.

Ndër të tjera në postimin e tij të parë lidhur me ngjarjen, numri një i qeverisë, u shpreh se do ta japë qëndrimin e tij lidhur me ngjarjen në orën 18:00 pasdite, duke i falenderuar të gjithë ata që do ta ndjekin.

“Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vd.ekjen tra.gjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb,”-tha Rama në fjalën e tij.

Vrasja e 25-vjeçarit nga Tirana nga efektivi Nevaldo Hadëraj ka shkaktuar protesta në vend, duke i bërë të gjithë të harrojnë pandeminë e koronavirusit. Dje u zhvilluan tre protesta vetëm në Tiranë, të cilat u mbështetën edhe nga të rinj në qytete të tjera. Efektivi i Policisë është arrestuar, ndërsa Policia e Shtetit nuk ka kërkuar falje për ngjarjen por është mjaftuar me shprehjen e ngushëllimeve.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here