E papritur! “Vëllai i Madh” vendos të shtyjë “Big Brother-in”, zbulohet data ku është programuar nata finale


Reality Show “Big Brother Vip Albania” ka hyrë në një fazë të nxehtë të lojës. Teksa gongu drejt fundit po afron, “Vëllai i Madh” ka marrë një vendim të ri.

Më 1 janar, që do të jetë edhe nata “prime” e radhës, banorët do të vendosen përballë një zgjedhjeje të vështirë. Atyre do t’u komunikohet se “Big Brother” do të shtyhet deri më datë 18 shkurt. Por a do të pranojnë banorët këtë vendim të “Vëllait të Madh”?! Kjo është pyetja që është postuar në rrjetin zyrtar të emisionit në rrjete sociale.

Nuk dihet nëse ky vendim është marrë përfundimisht, ose është një rreng që po i bëhet banorëve. Ndërkohë data 1 janar ka rezervuar surpriza për publikun. Fillimisht, banorët do të zhvillojnë një koncert, ku do të shpalosin vlerat e tyre më të mira artistike.

Më pas, një moment i rëndësishëm është shpallja e konkurrentit më të preferuar të publikut. Në të shumtën e rasteve ky vlerësim është ndarë mes Ilir Shaqirit dhe Donald Veshajt, po këtë herë kush do të jetë më i preferuari? Për këtë e shumë të tjera, do të zbulohen më 1 janar, duke nisur në orën 20:00.

“”Big Brother Vip” për herë të parë do të jetë live në natën e parë të Vitit të Ri.
Me datë 1 Janar, banorët e shtëpisë më të famshme do të vihen përpara një zgjedhje.
A do pranojnë ata të vazhdojnë garën deri më datë 18 Shkurt, kur “Vëllai i Madh” ka vendosur të shtyjë finalen?

Cilat do të jenë surprizat madhështore për ta? A i mbështesin familjarët në zgjedhjen e rrugëtimit të tyre? Cili do të shpallet i preferuari i shtëpisë dhe çfarë fuqie do të ketë?”shkruhet në postimin e emisionit në rrjete sociale.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *