Hercai është një nga serialet më të ndjekur të momentit dhe ka marrë vëmendjen e të gjithëve, duke u bërë seriali më i shikuar në më shumë se 100 shtete të botës.

Aktualisht ky serial transmetohet edhe në Shqipëri, ku episodet priten me mjaft interes nga audienca.

Seriali vazhdon xhirimet e tij në Turqi dhe me sa duket surpriza të njëpasnjëshme do të na presin në vijim.

Por, ndër surprizat e papritura janë edhe largimet e aktorëve në mes të serialit.

Gülçin Santırcıoğlu, e cila mori zemrat e të gjithëve me performancën e saj interesante në serialin Hercai dhe u shfaq me karakterin e Sulltan, ka lënë serialin Hercai.

Aktorja u largua në episodin e 51 të serialit.

Si u largua Sulltan?

Ndonëse në rrjet thuhej se ajo do t’i jepte fund jetës për shkak të djalit të saj Asllanit, i cili po ashtu ndërroi jetë në serial – aktorja u largua në episodin e mbrëmshëm duke i thënë të bijës, Gënylit se po shkonte të rikthente Asllanin.

Por, burimet kanë konfirmuar se aktorja është larguar përfundimisht.

Çfarë thonë të tjerët?

Aktorja mund të vijë në fund të serialit – pasi thuhet se Asllani është gjallë dhe Azizja e ka fshehur për ta mbrojtur nga Fusun.

Ndiqni Seriali Hercai – Rejan në Facebook, duke klikuar këtu, për t’u informuar mbi gjithçka rreth serialit.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here