E pabesueshme/ Historia e pemës së Krishtlindjes dhe si u ndal Lufta I Botërore atë mëngjes

Besimtarët e krishterë në mbarë vendin kremtojnë sot lindjen e Krishtit. Këtë mëngjes në Tiranë po mbahet mesha e zakonshme në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, e drejtuar nga kryepeshkopi Anastas Janullatos. Krishtlindja festohet në të gjithë botën nga besimtarët e krishterë, si dita e lindjes së Krishtit.

Si pushoi lufta në Krishtlindje

Gjatë Luftës së Parë Botërore, trupat luftuese në frontin perëndimor bënë armëpushim për Krishtlindje dhe kënduan këngë festive për njëri-tjetrin në fushëbetejë. Mëngjesin e Krishtlindjes ushtarët gjermanë dolën nga llogoret dhe filluan t’u afrohen trupave aleate, duke thirrur “Gëzuar Krishtlindjet” në anglisht.

Fatmirësisht, nuk ishte një mashtrim dhe dhjetëra luftëtarë britanikë dolën gjithashtu për të përshëndetur armiqtë. Ushtarët tokën duart dhe shkëmbyen cigare si dhurata. I ashtuquajturi “armëpushim i Krishtlindjeve i vitit 1914”, mbetet një nga shembujt e fundit të kalorësisë në kohë lufte.

Historia e pemës së Krishtlindjes

Edhe para ardhjes së Krishtërimit, gjermanët kanë përdorur disa drurë të veçantë me gjelbërim të përhershëm për të ndriçuar rrugët e errëta në ditët e zymta të solsticit dimëror. Por për herë të parë “pema e Krishtlindjeve”, u shfaq në Strasburg në shekullin e 17-të dhe është përhapur më pas në Pensilvani në vitet 1820 me ardhjen e emigrantëve gjermanë.

Kur mbretëresha Viktoria u martua me Princin Albert të Gjermanisë më 1840, ai solli traditën e pemës së Krishtlindjeve edhe në Angli. Tetë vjet më vonë, gazeta e parë amerikane botoi një foto të pemës mbretërore të Krishtlindjeve dhe amerikanët jashtë Pensilvanisë e ndoqën menjëherë më masë këtë shembull

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *