Moderatorja Fjoralba Ponari teksa i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në Insastory, ka rrëfyer se mund të ketë kaluar COVID pasi në episodin e parë të “Jeho-së” kishte qenë me temperaturë 39.5.

“Jeho-n e dua aq shumë sa episodin e parë e kam xhiruar me 39.5 temperaturë (ndoshta ndoshta kam pasur atë që po mendoni ju)”.

Një ndjekës i merakosur e ka pyetur sërish sot Fjoralbën lidhur me këtë temë, pasi është çuditur nga fakti që ajo ka vazhduar të punojë kur e ka ditur që mund të ishte e infektuar.

“Si ka mundësi që vazhdove të punoje? Apo tani të gjithë dilni me Covid-19.”- shkruan ndjekësi.

“çe do që e kam të faktuar që mund të kem pasur të paktën “grip stinor”. Nuk jam testuar atëhere jo për arsye neglizhence, të jesh i bindur, por sepse periudha që unë kam pasur shqetësime rezulton të ketë qenë fund janari/fillim shkurti, ku shumë pak info kishte mbi atë që do të na priste më vonë.”- i është përgjigjur Fjoralba, e cila më tej i ka kërkuar edhe ndjesë grupit të punës, pasi i ka vënë të gjithë në rrezik pa vetëdije.Megjithatë, ajo nuk e ka kryer tamponin dhe nuk dihet me siguri nëse është prekur vërtetë nga virusi Covid-19.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here