E dhimbshme/ Lindi gjatë fluturimit/ 20-vjeçarja braktis fëmijën e porsalindur në koshin e plehrave të tualetit të avionit

Sipas mediave të huaja një 20-vjeçare nga Madagaskari, e dyshuar se kishte lindur në fluturim u arrestua pasi fillimisht mohoi se djali ishte i saj, por një ekzaminim mjekësor konfirmoi se ajo sapo kishte lindur. Oficerët e aeroportit e bënë zbulimin kur kontrolluan avionin e Air Mauritius për një kontroll rutinë.

Ata e dërguan me urgjencë foshnjën në një spital shtetëror për mjekim, ku thuhet se është mirë. Gruaja u vu nën vëzhgimin e policisë në spital dhe gjithashtu raportohet se është në gjendje të mirë shëndetësore.

Ajo do të merret në pyetje pas daljes nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e një të porsalinduri.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *