E dhimbshme/ I dashuri e shpërfytyroi me acid në fytyrë, 20-vjeçarja pranon të martohet me të: E dua!

Një 20-vjeçare nga Turqia është martuar me ish-të dashurin që i hodhi acid në fytyrë dhe sy, duke e lënë të shpërfytyruar përgjithmonë dhr me shikim të dëmtuar.

Berfin Ozek, u martua me Casim Ozan Celtik, 23, vjeç këtë muaj, dy vite pasi ai e lau atë me acid gjatë një debati të ashpër se do ndaheshin. “Nëse s’mund të jesh e imja, s’do jesh e askujt”-i tha ai në atë kohë, raporton Newsflash.

E mbetur pjesërisht e verbër, Ozek e denoncoi në polici Celtik në atë kohë dhe ai u arrestua më pas. Megjithatë, thuhet se ai e ka bombarduar me mesazhe pajtimi dhe i është lutur për falje.

Ozan u zbut dhe pranoi të tërhiqte denoncimin e saj, duke shkruar: “Ne i kemi shkruar shumë letra njëri-tjetrit. Unë ia kam dhënë veten atij. Unë e dua shumë atë e ai më do shumë mua.”

Ozek siç u shfaq para sulmit, ka vetëm 30% shikim në njërin nga sytë e saj dhe shpesh ka dhimbje të forta. Ajo u kritikua në rrjetet sociale dhe më vonë i kërkoi gjykatësit të tërhiqte padinë. Ishi i saj që i hodhi acid në fytyrë u dënua me 13 vjet e gjysmë burg, por u lirua me kusht më pas.

Nusja e shpërfytyruar është gjykuar shumë publikisht dhe nuk flet më as me të atin i cili është shprehur se është martuar pa dijeninë e familjarëve.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *