E dhimbshme, 18 vjeçari shqiptar humb jetën në Itali

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në një familje shqiptare në Itali. Djali 18-vjeçar ka humbur ndjenjat dhe më pas ka ndërruar jetë në vend, pak pasi kishte hyrë në banesë në prani të prindërve.

Mediat italiane shkruajne se Erjon Hajri jetonte me prinderit që merreshin me bujqesi.

Menjëherë pasi i biri ra në dysheme, ata kanë dhënë alarmin për ndihmë dhe kanë njoftuar urgjencën, po pavarësisht gjithçkaje 18 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Pritet tashme verifikimi i shkakut, që dyshohet një arrest kardiak. Ka dyshime se pak para se të hynte në shtëpi, Erjoni kishte rënë nga një mur jo i lartë, por nuk kishte shfaqur asnjë problem, prandaj ende nuk dihet nëse të jetë ky shkaku apo diçka tjetër që i mori jetën të riut.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *