Duke filluar nga kjo datë, punonjësit e këtyre shërbimeve në Shqipëri duhet të paraqesin “Green Pass“


Nga 4 janari të gjithë punonjësit e administratës, qendrave tregtare, supermarketeve dhe marketeve ushqimore duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit.

Në urdhrin e Ministrisë së Shëndetësisë të datës 23 dhjetor, thuhet se të gjithë punonjësit e këtyre subjekteve duhet të depozitojnë pranë qendrës së punës një nga dokumentet që tregon se nuk është bartës i virusit.

Të gjithë ata që nuk kanë certifikatë vaksinimi duhet të paraqesin dëshminë e lëshuar nga e-albania që vërteton shërimin nga Covid-19.

Ko certifikatë ka afat 6 muaj nga shërimi nga Covid-19. Kush nuk është i vaksinuar, duhet të paraqesë çdo pesë ditë përgjigjen e testit për të dëshmuar që nuk është mbartës i virusi.

Përjashtim nga ky urdhër bëjnë vetëm ata persona që kanë një dokument mjekësor për mospalikimin e vaksinës.

Sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, do të jetë Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në bashkëpunim me ISHP që do të monitorojnë zbatimin e urdhrit.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, baret dhe restorantet do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllur pas orës 23:00, përveç natës së ndërrimit të viteve.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *