Këngëtari Durim Morina i njohur ndryshe si ‘Mirudi’, i cili ka marrë këtë vit në “Festivalin e Këngës” me këngën “Nëse v.des” ka tërhequr vëmendjen për veshjen me të cilën u prezantua.

Në natën e parë të festivalit ai u shfaq me një kostum të veçantë për shkak të modelit ai ka marrë kritika dhe kërcënime, nga shumë persona që janë ndiher të revoltuar.

Ai theksoi se ndihet i rrezikuar nga komuniteti që shprehet me një gjuhë kërcënuese, ndërsa shton se do të jetë vetvetja dhe se nuk do të ndalet me kaq në rrugën e tij artisitke.

Njerëzit që degradojnë të tjerët shpesh përfundojnë duke degraduar veten e tyre..

– Ështe qesharake sesa komente të këqija që vejnë në pikëpyetje, nëse unë jam një burrë apo grua për shkak të një veshje që kam veshur natën e kaluar në Festivale Këngës 59’.

Kur në fakt ju keni parë shumë artist që nuk janë gay dhe kanë veshje edhe me femërore përshembull: Harry Styles, Bad Bunny, J Balvin, Nick Jonan etj….janë të gjithë artist straight dhe kanë veshje ende më dramatike se e imja.

Këto komente nuk më shqetësojnë sepse unë kam dëgjuar të gjitha këto gjëra dhe më parë. Unë jam një burrë dhe unë jam një artist dhe po bëj më mirë se shumica e të gjithë juve që janë ulur pas një kompjuteri tërë ditën duke përhapur urrejtje ndaj dikujt që në të vërtetë po përpiqet të bëjë një diçka pozitive në mënyrë që herën tjetër kur të ecni në rrugë, nuk keni pse të shqetësoheni, sepse jeni vetja.

E vë veten në rrezik të udhëtoj gjatë kësaj kohe dhe të bëj këtë shfaqje për komunitetin LGBT në Shqipëri dhe më mërzit që ka kaq shumë urrejtje nga vetë komuniteti jonë.

Unë e vendos veten në rrezik duke veshur çfarë vesha dhe jam krenar që e bëra. Kërcënimet tuaja me vde-kje, që më thoni të var veten, nuk më shqetësojnë.

Prandaj më thoni si do e bëjmë ndryshimin kur ne urrejmë njëri-tjetrin? Si mund të presim të na respektojnë të tjerët kur ne nuk respektojmë veten?

Unë gjithmonë do jem vetvetja edhe nëse mendoni se dukem si grua apo si burrë. Në fund të ditës dukem më mirë se ju zogj të vegjël”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here