Ky postim është lexuar tashmë 1 herë!

Moderatorja e njohur Arbana Osmani dhe partneri i saj Eduart Grishaj mirëpritën fëmijën e tyre të parë te henen e 19 tetorit.

Çift zgjodhën një emër shumë të veçantë për djalin e tyre, të cilin vendosën që ta quajnë Diell.

Dhe mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për regjisorin, që u bë baba për herë të parë.

Eduart Grishaj u zgjua me djalin e tij dhe ndau një foto të ëmbël me ndjekësit në Instagram.

“Mirëmëngjes Diell,”- shkroi ai krahas imazhit ku shihet dora e tij duke mbajtur atë të djalit.

Lajmin për ardhjen në jetë të Diellit, e zbuloi i pari Eduarti Grishaj, i cili publikoi një foto duke mbajtur vogëlushin në krahë.

“Lindi Dielli ☀”- shkroi ai, duke zbuluar gjininë dhe emrin e foshnjës.

Edhe moderatorja ndau një foto me ndjekësit ku shihej dora e saj, e regjisorit dhe Diellit.

“Një Diell i vogël na shndriti sot❤ Faleminderit për të gjitha bekimet tuaja, Ju dua!”- u shpreh Arbana Osmani.

Moderatorja është nënë edhe e një djali tjetër, Jonit, me ish-bashkëshortin e saj.

/Panoramaplus.al



Source link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here