Dhu.ne masive brenda familjes ne jug te vendit, i riu vlonjat i jep “dajak” nuses, nipi rr.eh xhaxhain, por me e renda…

    0
    4

    Policia e Vlorës dhe Sarandës ka arrestuar ditën e sotme 3 persona të cilët ushtronin dhunë në familje. Respektivisht janë arrestuar një 27 vjeçar në qytetin e Vlorës i cili ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, një 50-vjeçar banues në Picar të Selenicës, i cili kishte rrahur xhaxhain për motive të dobta. Arrestimi i tretë është kryer në qytetin e Sarandës, ku një 66 vjeçar kishte dhunuar kushërirën e tij për motive të dobta.

    Njoftimi i plotë i policisë: Vlorë, Sarandë

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Sarandë, në vijim të punës për parandalimin e përshkallëzimit të dhunës në familje, kanë arrestuar në flagrancë tre shtetas, si dhe një tjetër nga qarkullimi rrugorë:

    L. Z., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses së tij, për motive të dobëta

    F. C., 50 vjeç, banues në fshatin Picar, Selenicë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj xhaxhait të tij, për motive të dobëta

    F. L., 66 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj kurshurirës së tij, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here