Shtetasi me iniciale F.S. me prejardhje nga Ferizaj, por me vendbanim në Gjermani ka vrarë kunatën e tij 33-vjeçare, ndërsa ka plagosur edhe vëllanë e tij 38-vjeçar në Lohne të Bielefeldit, në Gjermani. Sipas Gazetës Express trupi i pajetë i 33-vjeçares pritet të vijë gjatë kësaj jave në Kosovë ndërsa vëllai i dorasit po qëndron në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori i vrasjes ka pësuar plagë të rënda trupore dhe menjëherë pas krimit është prangosur. Momentalisht thuhet se historiku i ngjarjes që la të vdekur 33-vjeçaren mbetet ende i paqartë, teksa hetimet po vijojnë nën drejtimin e shefit detektiv Kollien. Sipas policisë gjermane, gjithçka nisi të shtunën kur ferizajasi 48-vjeçar, vizitoi banesën e ish-familjes së tij në Lohne dhe gjuajti me armë zjarri në drejtim të familjarëve të tij.

Policia gjermane thotë se:

Ai qëlloi për vdekje kunatën e tij 33-vjeçare dhe plagosi rëndë vëllanë e tij 38-vjeçar, gjithashtu plagë të rënda trupore pësoi edhe dorasi. Sipas raportimeve të mediave gjermane banesa ishte e ish-gruas së dorasit, ndërsa aty për vizitë kishte shkuar vëllai dhe kunata e tij, tashmë e ndjerë.
Gjithashtu, raportohet se 48-vjeçari kishte tentuar të hyjë brenda banesës, por ishte penguar nga vëllai e si pasojë dorasi mori armën dhe shkrepi në drejtim të familjarëvë të tij. Dëshmitarë të ngjarjes së rëndë ishin disa fëmijë të moshës nga 13 deri në 18 vjeç.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here