Detaje, flet shoqja e Eglantina Bucit: Babai dhe vëllai erdhën për ta ‘hequr qafe’në qendrën e Linzës

    0
    6

    Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë në familjen Buci, ku Eglantina u gropos në Malin me Gropa nga i ati dhe vëllai. Kësaj radhe ka folur shoqja e Eglantinës, e cila në një lidhje me skype në emisionin “Me zemër të hapur” ka sjellë detaje të tjera. Ajo tha se në një festë ditëlindjeje, dy persona kishin tentuar të hynin brenda, por rojet e kishin marrë në mbrojtje 23-vjeçaren. Shoqja e saj tha se Eglantina i kishte pohuar se i vëllai dhe i ati kishin ardhur për ta ‘hequr qafe’.

    Ajo tha:

    Eglantina ishte e vetmja që nuk fliste me familjarët. E mbaj mend që e mori e motra. Në ato 6 muaj. Ajo e ndjente mungesën. E ka sjellë policia aty në qendër. Psikologia thoshte që; Duhet t’i rrimë afër asaj vajze. Mos e impononi me pyetje, mos i shkoni në dhomë. Por lëreni të qetë. Unë nuk di gjë tjetër. Eglantina kishte sjellje të ndryshme, ishte e nevrikosur. Mezi priste të dilte në oborr, nuk ishte e qetë. Qante shpesh herë. Nuk ishte në rregullt, ishte e stresuar, nuk hante. Ajo stresohej. Një ditë njëra nga vajzat e qendrës kishte ditëlindje. Dy persona erdhën në qendër, dhe aty u rrit siguria. Erdhi personeli, dhe e morën rojet dhe e fshehën Eglantinën. Për punë 5 minutash erdhen sdhe autoritetet. Nuk na vunë në dijeni për ngjarjen. Eglantina të nesërmen tha; Mua më erdhi babai dhe vëllai që kanë ardhur të heqin qafe. Ajo thoshte gjithmonë këtë. Dëshmitarë të tillë kanë qenë 12 vetë. Në mbrojtje u mor Eglantina. Ky incident ka ndodhur pas nja 3 javësh që ka mbërritur Eglantina. Diku nga mesi i tetorit. Ajo tha që; E sigurt që kanë qenë vëllai dhe babai im, se ata janë betuar që do të më gjejnë. Vajzat tregonin se babai kishte bërë denoncim për vjedhjen e atyre parave. Këtë di unë dhe ato thoshin se babai e ka gjetur në hotel me të dashurin dhe këtë e ka shoqëruar policia më pas në qendër. Psikologia më thoshte që; Të lutem lëreni të qetë. Se mund të ketë pirë mall. Pinte shumë duhan. Merrte nga ne shumë. Mesa kam kaluar vet këtë pjesë, policia të pyet dhe të thotë; a do ktheni në shtëpi? Dhe nëse nuk do që të kthehesh në shtëpi, ata të strehojnë në qendra.Unë e kam lënë aty në qendër. Ajo nuk besoj se donte të largohej nga qendra, pasi kishte frikë. Mund të jetë transferuar në një qendër më të hapur, se di tani.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here