Dënohet Berisha për herë të parë, lexoni çfarë ka vendosur gjykata

Për herë të parë në karrierën e tij të gjatë politike, Sali Berisha është dënuar nga një gjykatë shqiptare për shpifje. Ish-kryeministri është dënuar për shpifje më 11 prill nga Gjykata e Tiranës, me 1 milion lekë të vjetra dhe shpenzimet gjyqësore.

Berisha është paditur para 2 vitesh nga gazetari dhe botuesi Carlo Bollino për disa publikime që ka bërë ish-kryeministri në adresën e tij zyrtare në “Facebook”, si dhe për deklaratat akuzuese të pabaza gjatë një interviste televizive.

Nga pala paditëse është kërkuar edhe publikimi i një përgënjeshtrimi të përshtatshëm në faqen e parë të dy gazetave kombëtare, me qëllim për të sqaruar natyrën abuzive dhe të pavërtetë të deklarimeve të bëra ndaj gazetarit Bollino.

Padia e gazetarit nuk është e para që bëhet në drejtim të Sali Berishës, pasi këtij të fundit i janë renditur një sërë padish nga gazetarë dhe politikanë, dhe të gjitha janë bërë nën akuzën e shpifjes.

Por deri më tani, asnjë gjykatë nuk kishte marrë guximin për ta dënuar, sepse ia kishte hedhur paq me pretendimin se në “pelerinën” e politikanit mund të thoshte çdo gjë që mund t’i vinte nëpër mend, dhe se ai përgjithësisht lëshon vetëm deklarata politike.

FOLLOWERS99 eshte nje social media panel qe ju jep mundesine te gjitheve te shtoni ndjekesit tuaj me cmime te perballueshme nga te gjithe.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published.