Nga Denis Dyrnjaja

Loja publike me fatk eqësinë dhe pamu ndësinë e të va rfërve, është loja më spek ulative në mos më e nd yrë shpirtërore dhe njerëzore. Një imam po bën një fushatë që në dukje mbart bam irësinë.

Herë pas here bëhen publike donacione për blerje shtëpish apo akordime pensionesh për familje të varfëra që janë asgjë në raport me miliona euro donacione që shqiptarët zemërbardhë dhurojnë për bashkëatdhetarët e pamundur.

Këto raste bëhen publike që përmes tyre njerëzit që dhur ojnë kontribute të vazhdojnë të kontr ibuojnë pa ditur se çfarë bëhet me paratë e bamirësisë së tyre. Dhe ajo që kërcet dhe tregon realitetin e ma skuar është se im ami bamirës një ditë të bukur na u bë edhe pronar i madh, se bleu një spital privat.

Në rutinën e informacioneve të ditës më ra në sy edhe një lajm ku im ami bamirës ndërsa bën qokën e radhës publike të bamirësisë e fton një grua, që ishte në kushte varfërie, të shkonte në spitalin privat dhe sqaronte se atje vizitat janë me pagesë, por ka dhe raste që mund të bëhen falas. Ajo që më bëri përshtypje në këtë histori është fakti sesi një imam shndërrohet në pronar spitali me don acionet e shqiptarëve?!

Pra praktikisht ka diçka që nuk shkon. Ose aksionerë të këtij spitali duhet të jenë donatorët të cilët kanë dhuruar me zemër paratë e tyre për bam irësi, ose spitali që është blerë me paratë e tyre nga një fondacion bamirës duhet të ofrojë sherbime falas.

Ndryshe i bie që ky imami po na del super tregtar dhe menaxher me paratë e të tjerëve, pra një xhongler tipik si ata që kemi parë shpesh me masht rime formash piramidale apo skema faj desh, thjeshtë ky ka fatin të ketë ombrellë besimin ndaj të cilit njerëzit shfaqen të përulur.

Pra ky “Imam Babaxhan” me paratë e të tjerëve, po bën edhe famë edhe pasuri. Jam i sigurt që familjet në nevojë që kanë përfituar janë kundër kësaj që them, madje mund të marr edhe mall kimin e tyre, por jam jam i bindur se në këtë aferë me sfond bamirësie janë më shumë ata që janë ma shtruar. Koha do ta tregojë nëse prokuroria do të he.tojë!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here