Ish kryeministri Sali Berisha dhe presidenti Ilir Meta, dihet tashme qe kane nje lidhje te vecante mes tyre.

Shpesh e ka nenvizuar ne publik Presidenti. Por respekti per njeri tjetrin e lidhja ka bere qe te sfidojne edhe rregullat e vendosura nga kryeministri Edi Rama, për parandalimin e Covid-19, dhe janë shfaqur duke drekuar së bashku këtë pasdite.

Dy politikanët e lartë të shtetit shqiptar, dikur aleatë në bashkëqeverisjen e vendit nga viti 2009-2013, kanë vendosur të takohen ditën e sotme, ndërkohë që ende nuk janë bërë të ditura detaje e drekës midis tyre.

Meta dhe Berisha shihen teksa bëjnë një foto selfie së bashku, ndërkohë që takimi i tyre duket shumë miqësor, megjithëse ende nuk dihet se çfarë po kurdisin dy ish-aleatët.

Siç duket pas përfundmit të pandemisë së COVID-19, e cila ka ndërprerë hovin e politikës, priten zhvillime të reja në këtë sferë në vendin tonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here