Dalin detaje të reja nga vra.sja në Peqin/ Dëshmitari: Pasi e qëll.uan, i kontrolluan xhepat dhe i morën…

Pronari i lokalit ku ndodhi vrasja e 35-vjeçarit Albi Bashaliut në fshatin Gjoçaj të Peqinit, ka rrëfyer gjithë dinamikën e ngjarjes.

Ai ka treguar për mediat hap pas hapi sesi ndodhi vrasja, si ishin veshur autorët dhe si u larguan pasi i vunë flakën automjetit të viktimës.

“Unë isha brenda, ngjarjet ndodhën në rrugë. Një makinë ishte parkuar këtu afër punës time, ishte me targa shqiptare dhe me xhama të zinj, nuk dukeshin robtë brenda. Erdhën dy tre persona me çunin e xhaxhit për të pirë kafe në mëngjes, ai zotëria parkoi makinën, sa zbriti këta dolën e qëlluan. Ishin të veshur njëri me xhinse, tjetri me pantallona të zeza, me xhup të z, me maskë Covidi dhe me jakën e ngritur.

Sipas paraqitjes çuna të rinj dukeshin. Ishin dy persona. Unë isha në dyqan dhe pas të shtënave u frikësuam, edhe 4-5 veta që ishin në dyqan u shtrinë përtokë. Unë dola jashtë se viktima robi im, ata më thanë “Futu brenda zotëri”. Më bërtitën.

Kam lokal mu dhimbs viktima, robi im, si ka mundësi të ndodh këtu përpara lokalit. Bën vrasjen, një ndenji aty, tjetri u afrua e gjuajti dhe një herë nga afër, e kontrolloi në xhep dhe i mori çelsat e makinës. Ndezi makinën e viktimës, ky tjetri i hodhi benzinë xhamit dhe dogji makinën e vet. Morën makinën e viktimës dhe ikën. Ishin të qetë nuk ishin të rrëmbyeshëm” është shprehur dëshmitari.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *