Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

TIRANE– Maskat janë kthyer në një aksesor për kryeministrin Rama e duket se do ti ndryshojë javë pas jave.

Pas maskës së zezë me trëndafil e cila simbolizonte partinë e tij dhe zgjedhjet e 25 prillit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme të kishte një tjetër simbol: atë të tre yjeve me mbishkrimin PS, në ngjyrat lejla, mavi dhe të verdhë.

Kjo e sotmja ngjan me atë të Bashkimit Europian (yjet ngjyrë të verdhë), ndërkohë që kujtojmë se ditën e djeshme në takimin me ministrin e jashtëm grek, Dendias, Rama kishte nga fundi i kollares së tij, sërish një yll të verdhë (i cili u komentua se e kishte marrë nga flamuri i Turqisë).

Edi Rama

Nuk dihet se si mund të jenë idetë për maskat e tjera në vijim, mirëpo duke parë idetë origjinale që Rama ka, nuk habitemi për asnjë model të çuditshëm që në thelb do të ketë një mesazh: Partinë Socialiste.

(AB) /Dosja.al

The post Ç’ka Rama me yjet? Kryeministri prezanton maskën më të re të koleksionit të tij, heq paralele të flamurit të BE-së me atë të socialistëve. Mavija sërish e preferuara e tij appeared first on Dosja AL.



Source link

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here