Kanë përshkruar 2730 kilometër me biçikletë nga Shtutgarti deri në Vlorë, për të kaluar Krishtlindjet në Shqipëri.

Bëhet fjalë për Daniel dhe Miki, çiftin gjerman që me biçikletën e tyre dyshe dhe bagazhin ku kanë gjërat e nevojshme vijnë në vendin tonë për herë të dytë.

“Shqiptaret janë te këndshëm dhe tolerantë. Kultura dhe natyra juaj na bëri të vinim sërish këtu. Shqipëria është vend me njerëz të dashur dhe natyrë të bukur. Kurrë s’na është dashur të mbyllim me çelës bagazhin tonë.
Udhëtimi ynë është krejt ndryshe nga udhëtimet e te tjerëve… me nje biçiklete dhe pa plan se ku do flemë apo çfarë do të hamë. Është ndjesia e të papriturës që duam të marrim teksa përshkruajmë kilometra pa fund dhe paralelisht ushtrohemi. Gjithmonë gjejmë një mënyrë që t’ia dalim dhe ndihemi të sigurt, çdokush na ofron ndihmë kur kemi nevoje”, thonë ata për Top Channel.

Çifti vazhdon ngjitjen drejt majës së Llogarasë, duke vazhduar përgatitjen fizike, ndërsa urojnë festën e Krishtlindjes për të gjithë shqiptarët.

 

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here