Rastet e inf eksioneve me Covid-19 në Indi e kaluan shifrën 5 milionë këtë të mërkurë, referuar dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së vendit, ndërkohë që pandemia e shtriu kontrollin e saj më gjerë, duke bërë që zyrtarët e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të theksojnë se jemi ende në fillim të pandemisë.

India numëron tashmë më shumë se 5 milionë të inf ektuar, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara kanë më shumë se 6.59 milionë. Në Indi, u regjistruan infe ktimet me numrin më të lartë ditor, me 90,000 raste në ditë.

Sipas Times of India, vendit iu desh 167 ditë për të arritur një milion raste, por milioni tjetër erdhi në vetëm 21 ditë, më shpejt se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Brazil.

India tani po teston rreth një milion njerëz në ditë, por shumë ekspertë thonë se kjo nuk është e mjaftueshme dhe se numri i vërtetë i infe ksioneve mund të jetë shumë më i lartë.

India ka sistem të dobët të kujdesit shëndetësor dhe kombi me 1.3 miliardë banorë është shtëpia e disa prej qyteteve dhe qytezave më të populluara në botë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here