Beatrix del nga shtëpia e “Big Brother” dhe merr surprizën e jetës! Dëgjon ‘live’ performancën e vëllait


Mes lotësh edhe emocionesh Beatrix ka takuar vëllanë e saj.

Ai është konkurent në ‘’Festivalin e Këngës’’ si pretendent për të fituar çmimin e parë dhe për të përfaqësuar Shqipërinë në ‘’Eurosong’’.

Performancën e tij e ka ndjekur edhe Beatrix e cila u largua befas nga shtëpia e ‘’Big Brother Vip’’.

Të përlotur ata kanë mundur edhe të takohen duke shfaqur dashurinë, mallin dhe përkrahjen ndaj njëri-tjetrit.

Gjatë këtij takimi u përfshi edhe nëna e këngëtares duke e bërë më të paharrueshëm këtë moment.

Ardit Gjebrea: Është Triksa jote aty ka ardhur surprizë për ty

Beatrix: Dukesh shumë bukur o zot i madh të dua shumë!

Alban: O zot i madh po pse ma bëni këtë!

Beatrix: Jam shumë i lumtur që jam sonte këtu me ju, e kam ëndërruar ta shoh Albanin aty me ju!

Albana: O jeta ime të dua.

Beatrix: Alban mbyte, jepe më të mirë siç di ti!

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *