Por.nhub ka ndryshuar rregullat e përmbatjes dhe në një njoftim për shtyp njofton se ka fshirë 9 milion video me origjinë të pasigurtë.

‘Siguria e komunitetit tonë është përparësia jonë kryesore’ shkruan faqja pon.ografike, duke theksuar se u ka ndaluar përdoruesve të paverifikuar të postojnë video.

Një lëvizje e tillë vjen pas artikullit të New York Times në të cilin u denoncua përmbatja me abu.zimin se.ksual të fëmijëve.

Pas lajmit dy qarqet kryesore të kartave të kreditit, Visa dhe Mastercard, kanë filluar një hetim mbi materialin në Por.nhub dhe kishin ndaluar pagesat me kartat e tyre në platformë ku deri dje kishte rreth 13.5 milion video të cilat shkuan në 4.7 milion pas anulimit nga Po.rnhub.

“Në botën e sotme, të gjitha platformat e mediave sociale kanë një përgjegjësi për të luftuar materialin e paligjshëm. Zgjidhjet duhet të drejtohen nga fakte reale dhe nga ekspertë të vërtetë. Shpresojmë se kemi demonstruar përkushtimin tonë për të udhëhequr me shembull,” përfundon deklaratën Pornhub.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here