Bashkia merr vendimin: Anulohen festimet mbrëmjen e sotme


Komuna e Prishtinës ka njoftuar se janë anuluar performancat live në “Prite n’shesh”.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë duke u bazuar në vendimin nr.01/46 të datës 30.11.2021 të Ministrisë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-së për mbajtjen e rregullave të njëjta për parandalimin e përhapjes të variantit të ri të virusit Omicron.

“Gjithsesi, aktivitetet tjera të “Prite n’shesh vazhdojnë deri në orën 21:30, ndërsa bizneset në fushën e gastronomisë do të operojnë deri në orën 23:00.

Apelojmë qytetarët të respektojnë vendimin e Ministrisë, të mbajnë distancën dhe të vendosin maskat. Urime Festat e Fundivitit!”, thuhet në njoftimin e komunës së Prishtinës.

Për më shumë, na ndiqni në rrjetet tona sociale.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *