Basha mesazh Vrenozit/ Përgjigjia epike e korçarit të famshëm


Deputeti tashmë i PD-së Lulzim Basha i ka dërguar mesazh korçarit të famshëm, Ilir Vrenozi.

“Ilir, nga zemra ju uroj familjarisht një Vit të Ri plot shëndet, mbarësi, gëzime dhe suksese.

Për shumë vjet gëzuar. Përzemërsisht, Lulzim Basha”, është mesazhi i Bashës.

Ndërsa, përgjigja e Vrenozit është thjesht epike.

“Gëzuar edhe ti Vitin e Ri o Lul Basha. Por më vjen keq për atë që po ndodh në PD.

Unë në këtë rast jam mbështetës i Sali Berishës, vërtetë të kam mbështetur ty këto tetë vjet, por për të rrëzuar Edi Ramën, jo për ta përjashtuar legjendën e PD-së Sali Berisha.

Më vjen keq Lul, më vjen shumë keq madje, të kam respektuar dhe më ke respektuar, por më ke prekur në tel, një këshillë nga zemra e ke nga unë. Më e mirë është të japësh dorëheqjen brenda datës 5 janar, të japësh dorëheqjen se je duke përçarë demokratët. Të vazhdojmë të bashkuar për të luftuar Edi Ramën”, shkrun korçari i famshëm Vrenozi.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *