As që bëhet fjalë, në 25 prill vetëm me PD! Meta e Rama janë provuar, tani e ka radhën Basha |


Ky postim është lexuar tashmë 2 herë!

TIRANE– Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka përjashtuar mundësië që të shkojë në zgjedhje së bashku me LSI, duke theksuar se është parti e djathtë në koalicion, që do shkojë me PD në zgjedhje. Shehi u shpreh në një intervistë të dhënë së fundmi në ‘repeporttv’ se Shqipërisë i duhet një ndryshim rrënjësor, me Bashën në krye, pasi Meta dhe Rama janë provuar si kryeministra.

“LZHK është më e djathta në koalicion, nga e majta shkohet në të djathtë, jo nga e djathta në të majtë. Ne do të shkojmë me PD-në. Kjo është fryma, për të hyrë me LSI nuk bëhet fjalë, LSI është një forcë e qendrës, por ka elektoratin e vet që shumica vjen nga e majta. Megjithatë, asgjë nuk është vendosur se nuk është vendosur ligji”, tha Shehu.

Shehi shpreson që shqiptarët të “zgjohen” e të shohin se Rama është e keqja e vendit, që po i lë njerëzit të presin nëpër dogana. Ai e cilëson Ramën si ‘sherrxhi’ i cili do e paguajë çmimin politik që ka bërë 8 vite me rradhë në pushtet.

Të ishte për mua do kisha vënë vija të kuqe më përpara. Ne ia kemi lënë në dorë dhe arbitrit ndërkombëtar. Ndryshimi i kushtetuetës është i paprecedentë. Shpresoj që zgjedhjet të jetë të ndershme. Ndërkombëtarët fatmirësisht për opozitën kanë reaguar. Sherrxhiu është Rama, që do e paguajë dhe çmimin politik. Kemi 8 vjet me Ramën dhe ndërkombëtarët na kanë lënë te dera. Ishalla na pranojnë kështu gjysma gjysma. Uroj që shqiptarëve t’u vijnë mendtë, dhe të kuptojnë se kush është e keqja, kush ia ka lënë fëmijët te dera. Narrativa e Ramës është e gabuar. Kur thotë se jo do vi Meta jo do vi Berisha. Meta është në funksionin e tij, s’ka punë me zgjedhjet. Ne e kemi liderin tonë dhe goxha të mirë, z.Basha. Meta është provuar, Rama po, tani e ka radhën Basha. Nuk po them të bëjmë eksperimente, hajd ta provojmë. Narrativa se PD e drejton Berisha dhe jo Basha, se lideri i opozitës nuk është Basha, por Meta, i çon ujë te burimi vetëm Edi Ramës.‘ u shpreh Shehi.

(AB) /Dosja.al

The post Koalicion me LSI? Dashamir Shehi: As që bëhet fjalë, në 25 prill vetëm me PD! Meta e Rama janë provuar, tani e ka radhën Basha appeared first on Dosja AL.



Source link

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *