Artan Hoxha plas bomb.ën, jep detaje për mas.akrën e Don Boskos: Krim i mirëmenduar/ “Donin t’i vris.nin të gjithë sëbashku”

I ftuar në Opinion, gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar detaje lidhur me ngjarjen e bujshme që tronditi kryeqytetin pasditen e djeshme.

Erion Çela u vra dhe 4 të tjerë u plagosën nga sulmi me armë në “Don Bosko”.

Sipas Hoxhës, autorët kanë tentuar të vrasin njëherësh, vëllezërit Çela dhe dajën e tyre, Edmond Crroj.

“Duket që ata kanë përzgjedhur momentin e goditjes dhe kanë ruajtur që mos ketë njerëz të tjerë aty që mos krijojnë dëme anësore. Duket që është goditje fatale që me një të shtënë ti mbaronin hesapet,” tha Hoxha.

“Po punohet shumë me kamerat e sigurisë dhe do të duhen orë dhe ditë të tëra për të analizuar pamjet. Është një ngjarje e planifikuar. Daja, Edmond Croj ak qenë në hetim në Shqipëri, Itali dhe Francë për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik narkotikësh por ka rezultuar i pafajshëm,” shtoi gazetari./Gazeta Shqip

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *