Arrestohet ne korce i dashuri Lori Hoxhes, Vis Bajraktari, perplasja mes milionerve ne bllok

KORCE

Policia e Korçës ka shoqëruar mesditën e sotme Vis Bajraktarin dhe vëllain e tij Shpresim Bajraktari.

Vis Bajraktari ishte shpallur në kërkim nga polica pas sh.errit të ndodhur pak kohë më parë në ish-Bllok ku ishte përfshirë djali i Irfan Hysenbelliu, Fatmir Hysenbelliu dhe shoferi i tij Gazmir Bushaj, Ervis Bajraktari dhe Ritvan Toskaj. Nga kjo ngjarje mbeti i pl.agosur Gazmir Bushaj, shoferi i Fatmir Hysenbelliut.

Burime zyrtare nga polica thanë për CNA.al se sot në mesditë policia e Korçës ka shoqëruar tre persona, Vis Bajraktari, Shpresim Bajraktari si dhe një përmbarues pasi kanë hyrë në një pronë private në mënyrë të përsëritur duke u përplasur me stafin. Mësohet se të tre personat e shoqëruar janë kallëzuar për “Dhu.nim prone”.

Share:

Author: admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *