Alarmante/ Ja sa shqiptarë e kanë ‘tradhtuar’ shqipërinë për pasaportën Italiane në vetëm 10 vite!

Ditën e djeshme në mediat ka qarkulluar lajmi për shifrat e aplikimet mbi Lotarinë Amerikane, për të cilën Shqipëria është një ndër vendet që ka pasur aplikimet më të larta në krahasim me numrin e popullsisë.

Sipas faqes zyrtare të aplikime për Lotarinë Amerikane, rezulton së në vitin 2016, kanë qenë 266 mijë njerëz që kanë kërkuar që të shkojnë në Amerikë me këtë mënyrë. Por shqiptarët nuk po kërkojnë të ikin vetëm në Amerikë.

Kjo pasi vetëm gjatë 10 viteve të fundit 189 mijë shqiptarë kanë marrë nënshtetësinë italiane. Ne radhitemi kështu në vendin e dytë pas marokenëve për të marrë nënshtetësinë italiane.

Sipas republica.it në vitin 2015 dhe 2016 (të dhënat më të fundit në dispozicion) Italia mbetet në vend të parë në Europë sa i përket numrit të blerjeve të nënshtetësisë, ku kryesojnë shqiptarët. Shifrat janë nxjerrë nga të dhënat e përpunuara nga fondacioni Ismu, në bazë të sondazheve të ISTAT.

Në vitin 2016 shqiptarët ishin në vendin e parë të personave që janë bërë italianë, e kapën shifrën e 37 mijë personave.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *