Petrit Malaj u lind në Vlore (Orikum) më 12 dhjetor, 1961. Ne vitin 1985, pas përfundimit të studimeve të larta dhe diplomimit me titullin “Aktor” në Shkollën e Lartë të Aktorëve “Aleksandër Moisiu” (sot Fakulteti i Artit Skenik ne Akademinë e Arteve, Tiranë), menjëherë emërohet pedagog në kete Fakultet, njëkohësisht duke kryer kualifikimet pasuniversitare. Gjate viteve 1995-2000 ndjek specializimet dhe stazhet profesionale në Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “Jacques Lecoq”, Paris (France), në Shkollën e Teatrit Murcia (Spanjë), në Departamentin e Shtetit Amerikan për Administrim-Menaxhim të Teatrit dhe të shkollave teatrore, si dhe organizimin dhe funksionimin e shkollave dhe kompanive teatrore, etj.

Në vitin 2004 i akordohet titulli ”Profesor”.

Pas një eksperience të gjatë drejtimi si Shef i Seksionit “Edukimi Trupor”, si Dekan i Fakultetit të Artit Skenik (për 10 vite), dhe si Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve, Prof. Petrit Malaj zgjidhet Rektor i Akademisë së Arteve si rezultat i proçesit zgjedhor ku morën pjesë stafi akademik, stafi joakademik dhe studentë të Akademisë së Arteve, duke u dekretuar më 8 janar 2008, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë Z.Bamir Topi, Rektor i të vetmit institucion artistik publik të arsimit të lartë në Shqipëri.

Petrit Malaj është anëtar i Bordit të Teatrit Kombëtar dhe i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Për 3 vite (2003-2006) ka qenë Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar.

Prof. Petrit Malaj është pjesëmarrës në shumë aktivitete periodike Evropiane dhe rajonale si festivale teatrore e filmike, konferenca e seminare, masterclass-e, workshope te ndryshme i angazhuar me cilesine e pjesemarresit, lektorit apo drejtuesit te sesioneve teoriko-profesionale (Lisbone, Shkup, Prishtine, Udine, Sofie, Sibiu, Badajoz, Lecce, L’Aquila, Pescara, etj).

Si interpretues i janë dhënë një numër titujsh ku vecohen: medalja “NAIM FRASHËRI” akorduar nga Kuvendi i Shqipërisë, Medalioni i Festivalit në Festivalin e Pestë të Filmit Shqiptar, çmimi i dytë për aktorë per rolin në filmin “Kur hapen dyert e jetes”, si dhe te tjera diploma e dëshmi te ndryshme për aktivitetin krijues e shkencor.

Edukimi
Në vitin 1981 filloi studimet në Akademinë e Arteve dhe i përfundoi ato në vitin 1985 dhe diplomohet si aktor.

Në vitin 1995 ndjek Shkollën Ndërkombëtare të Teatrit “ Jacques Lecoq “ në Paris, Francë.
Në vitin 1996 ndjek Shkollën e Teatrit Murcia në Spanjë.
Në vitin 2000 ndjek shkollën për menaxhim dhe teatër pran Departamentit të Shtetit Amerikan.
Në vitin 2001 bën përvojë profesionale për aktrimin në Bari, Itali. Në vitin 2004 fiton titullin “profesor“.

Veprimtaria
Pedagog, Akademia e Arteve ( shtator 1985 – ne vijim )
Shef i Seksionit “ Edukimi Trupor “ ( 1995 – 1997 )
Dekan i Fakultetit të Artit Skenik ( 1997 – 2007 )

Udhëheqës artistik i Teatrit të Akademisë së Arteve (1998 – ne vijim )
Zv/Kryetar i Këshillit Drejtues – Radio Televizioni Publik Shqiptar ( 2003 )
Anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranes (2007 ne vazhdim)
Rektor i Akademisë së Arteve të bukura (2008 – ne vazhdim)

Familja
Në vitin 1987 Malaj u martua me aktoren Aneta me të cilën kan dy fëmije (Erionin dhe Dartin) dhe sëbashku jetojnë në Tiranë.

Filmografia
” Qortimet e vjeshtës “, 1981 si Nazmiu
” Besa e kuqe “, 1982 si Petriti
” nëntori i dytë “, 1982 si Azemi
” Vendimi “, 1984 si Sotiri

” Gjurmë në dëborë “, 1984 si Bedriu
” Dasma e shtyrë “, 1985 si Sokoli
” Kur hapen dyert e jetës “, 1986 si Bardhyli

” Militanti “, 1984 si Prenga
” Hetimi vazhdon “, 1986 si Hetuesi
” Balada e Kurbinit “, 1988 si Darti
” Vik timat e Tivarit “, 1991 si Bardhi

” Bardh e zi “, 1991
” Telegrami “, 1992 si Kujtimi
” Skënderbeu “, 1995 si Tanushi
” Kolonel Bunker “, 1998 si Komandanti

” Lule të kuqe, lule të zeza “, 2002 si Nils Sorgen
” Dh imbja e dashurise “, 2008 si Krye-Polici
” Lindje, perëndim, lindje “, 2008 …Zevendesministri

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here