Aksident i rëndë në “Rrugën e Kombit”/ Dalin FOTOT e fëmijës dhe babait që humbën jetën

Dy viktima dhe dy të plagosur është bilanci i aksidentit tragjik në Rrugën e Kombit pasditen e kësaj të hëne.

Gazeta Shqip sjell fotot e familjes që u aksidentua. Babai Shkurt Prenga dhe djali i tij 3-vjeçar ndërruan jetë në vend.

E plagosur rëndë ka mbetur nëna e të miturit, Fabiola Prenga, e cila ndodhet në reanimacionin e spitalit të Traumës në Tiranë.

Automjeti tip ‘Opel’ me të cilin familja po udhëtonte, u përplas me një ‘Benz’ i cili më pas u përfshi nga flakët.

Gjithashtu, edhe drejtuesi i ‘Benzit’ ka pësuar lëndime të rënda. Edhe ai ndodhet në spitalin e Traumës në kryeqytet./Gazeta Shqip

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *