Aksident i frikshëm në Tiranë, mjeti hyn brenda në dyqan, 2 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e kësaj të premteje në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se një mjet ka humbur kontrollin dhe ka hyrë në një dyqan në zonën e Dispancerisë në Tiranë, duke lënë të plagosur dy persona.

Mes personave të plagosur është shitësi në dyqanin e enëve të kuzhinës.

Nuk dihet ende shkaku i humbjes së kontrollit të mjetit nga ana e shoferit, dhe as gjendja e personave që kanë mbetur të plagosur.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *