TIRANE

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5” për ditën e sotme ishte këngëtari Rigels Rajku,i njohur me emrin e tij të skenës Noizy, për të folur rreth ngjarjes së rëndë të ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet.

Protesta të shumta janë zhvilluar fill pas kësaj ngjarje, ku pjesë e tyre ishte edhe këngëtari i mirënjohur dhe rivali i tij, Stresi.

I pyetur nëse ka një komunikim mes tyre, Noizy shprehet se nuk ka, por nëse Stresi e ndjen që duhet të ndihmojë familjen e viktimës atëherë do të jetë gjëja e duhur, sepse ata kanë nevojë për mbështetje.

“Nëse ai e ndjen që duhet të ndihmojë familjen e viktimës atëherë do të jetë gjëja e duhur, sepse ata kanë nevojë për një fjalë të mirë dhe disa njerëz që mund t’i mbajnë ngrohtë. Nuk është gjithçka leku, edhe pse bëra thirrje për ndihmë nga ana financiare pa e ditur se si i kanë punët, por që robi në këto momente ka nevojë për t’i ndenjur afër dikush, kështu që nëse ai e ka menduar ti bëj ndihmë familjes kjo duhet menduar që prej fillimit”.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here