A ishte e programuar dalja e saj? Flet për herë të parë Big Mama


Big Mama u largua të premten nga “Big Brother” pas një debati me Antonelën.

Megjithatë pas daljes së saj nisën aludimet se dalja ishte e planifikuar.

Madje dy ish-fituesit e Big Brother, Anaid Kaloti dhe Vesel Kurtishaj, aludonin se këngëtarja aq e kishte kontratën.

Në “Shqipëria Live”, Big Mama u pyet për këtë thashethem dhe u përgjigj:

“Nuk ka qenë e programuar aspak. Unë sa kam dalë kam dashur të vij për Maqedoni se më kishte marrë malli, isha tepër e mbingarkuar në shtëpi”, tha Big Mama.

Ajo deklaroi sërish se nuk është penduar, as mërzitur për ato që ndodhën e as për daljen nga shtëpia.

.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *