Një lloj i ri i koronavirusit është zbuluar gjatë ditëve të fundit në Britani, dhe po përhapet me shpejtësi të madhe.

Sipas shkencëtarëve, ajo që dihet deri tani për këtë virus që ka pësuar mutacion, është se ka aftësi të përhapet rreth 70% më shpejt. Ky mutacion dyshohet se ka ndodhur te ndonjë pacient britanik që ka qenë i infektuar me koronavirus dhe nuk ka arritur të mbijetojë. Virusi pasi e ka infektuar gjithë trupin e pacientit, ka pësuar mutacion.

Megjithatë ky lloj i ri nuk është më tepër vdekjeprurrës.

Por a do të mundet ta parandalojë vaksina?

Me shumë gjasa, po. Ose të paktën deri tani.

Të gjitha vaksinat e zhvilluara, e trajnojnë sistemin imunitar që të sulmojë pjesë të ndryshme të virusit, jo vetëm majën që formon kurorën e këtij virusi.

Por nëse mutacioni i këtij lloj virusi vijon, atëherë është shqetësuese. Ajo që quhet ikja ndaj vaksinës, ndodh kur virusi arrin të shmangë të gjitha efektet e vaksinës, duke vijuar të infektojë njerëzit.

E njëjta gjë ndodh edhe me virusin e gripit, vaksina për të duhet të përmirësohet herë pas here.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here