Kryeministri Edi Rama foli për bizneset dhe a do të mbështeten ato në kohët e vështira që po përballen për shkak të pandemisë.

Për sa i përket shpërblimeve për pensionistët, Rama tha se akti normativ do të kalojë nesër dhe shpërndarja do të fillojë sa më shpejt.

Në konferencën për gazetarët, Rama u pyet nëse qeveria do ta marrë parasysh ankesën e bizneseve për faljen e gjobave dhe shtyrjen e kamat vonesave gjatë pandemisë.

Lidhur me këtë pyetje Kryeministri është përgjigjur shkurt duke thënë se deti nuk është bërë kos.

“Së pari për pensionistët, akti normativ do të kalojë nesër dhe rimbursimi do të nisë menjëherë dhe do të përfshijë të gjithë pa përjashtim. Shuma 34 milion dollarë dhe do të shpërndahen një orë e më parë. Përsa i përket bizneseve duhet të them shumë thjesht pa hyrë në detaje se bizneset kanë pasur dhe do të kenë mbështetjen tonë, pa diskutim të gjitha lehtësimet e mundshme, por atyre 3-4 figurave të njohura që dalin e i japin zë bizneseve dua që t’iu përsëris që deti nuk është bërë kos. Thjesht si informacion. Meqë shkoj dhe në Durrës thuajse çdo ditë. Nuk më rezulton që është bërë kos”,- tha Rama.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here