Fatos Sela aktor shqiptar ( 2 tetor 1948, Tiranë – 18 dhjetor 2013, Tiranë )

Kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve Tiranë ku u diplomua si aktor. Karrierën e nisi si regjisor në RTV Shqipëtar (1972-1975).

Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në teatrin Bylis të Fierit. Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë: “Dy krisma ne Paris”, “Zoti godet me puter”, “Kush e vr-au Kastijin”, “Shtrigat e Salemit”, “Një letër e humbur”

Emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995. Nder interpretimet e kësaj periudhe veçojmë rolet: “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj.

Karrierën e ka nisur si regjisor në RTV Shqiptar (1972-1975). Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor në Teatrin “Bylis” te Fierit. Ndër rolet më të spikatura të kësaj periudhe janë Avni Rustemi te vepra teatrore “Dy krisma në Paris”, roli te “Zoti godet me putër”, “Kush e vr au Kastinën”, “Sht rigat e Salemit”, “Një letër e humbur” “Gjëmimi i atij dimri”, “Baladë për një grua”, “Fytyra e dytë”, “Dashuria me fant azmën”, “E bukur shtëpi e vjetër”, “Pl umba dhe shkronja”, “Dorina”, etj.

Pas një aktiviteti të suksesshëm, ai emërohet aktor i Teatrit Kombëtar në vitin 1995, ku vazhdoi deri në ditët e fundit të jetës. Ndër interpretimet e kësaj periudhe veçojmë rolet kryesore në dramat “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulëbardha”, “Streha e të harruarve”, “Tiranosauri”, “Anonimi i Venedikut”, “Magjia e madhe”, “Pamje nga ura”, “Franku V”, “Gjashtë Personazhe kërkojnë autor”, për të vijuar me rolet Salieri tek shfaqja teatrore “Amadeus”, “Sht rigat e Salemit”, “Henri VI”, si dhe rolin e fundit ku mishëroi shtetarin e parë shqiptar Ismail Qemaili te drama “Ëndrra e Ismail Qemalit”.

Me një talent dhe profesionalizëm në jetën artistike, aktori Fatos Sela u nda nga jeta në një moshë kur ende mund të jepte shumë për teatrin shqiptar. E kujtojmë me nderim e respekt./Naishtedikur.info

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here