“Pse e urren Donaldin?”. Paloma befason ndjekësit me përgjigjen

Gazetarja Rudina Demneri ose siç njihet ndryshe, Paloma gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetin social Instagram, është pyetur se përse e ka inat Donaldin.

“Pse e ke inat Donaldin?”.

Paloma ka treguar se nuk e ka inat aktorin, përkundrazi, asaj i duket super djalë. Gazetarja ka sqaruar se gjykon vetëm momente të lojës së tij dhe jo atë si njeri.

“Nuk e kam inat. Ashtu siç më gjykoni ju mua në disa momente, ashtu mund ta gjykoj edhe unë Donaldin te ndonjë situatë që nuk më pëlqen. Mos u ndikoni kaq shumë, sepse një situatë që unë e shikoj si jo të arsyeshme nuk do të thotë se mund të urrej një njeri. Nuk janë këto raste për tu urryer njerëz. Urrejtjet ose inatet kanë peshë për mua në situata shumë më të rënda se aq. Nuk e gjykoj Donaldin si njeri, sepse është super djalë, por gjykoj momente të lojës së tij”, ka shkruar Paloma.

Share:

Author: ouralb_admin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *