22 vite më parë ish Presidenti i Kosovës Ibrahim Rrugova u nderua me çmimin “Saharov” në 50-vjetorin e Deklaratës së OKB pë të drejtat e njeriut.

Çmimi iu dha nga presidenti i Parlamentit Europian të asaj kohe, Hoze Maria Robles Delgado. Duke folur për personalitetin e dr.Ibrahim Rugovës, Robles u shpreh në atë kohë se “njeriun që po e nderojmë sot ka zgjedhur rrugën e mosdhunës dhe të negociatave në kërkim të një zgjidhjeje politike, që do t’i garantonte liritë themelore për popullin e Kosovës”.

Rruga që ka zgjedhur dr.Rugova përfshin edhe lirinë e vetëvendosjes për popullin e tij, siç jepet në Konventën e OKB-së, theksoi zoti Robles.

Vetë presidenti i ndjerë i Kosovës gjatë fjalës së tij falenderuese kujtoi në mes të Parlamentin europian proverbën e njohur shqiptare: “Zoti president, më lejoni që këtë fjalë timen ta përmbyll me një proverb shqiptar, të njërit nga popujt më të vjetër të kontinentit, se “shtëpia nuk mbahet pa miq”./Diaspora Shqiptare

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here