Abdurrahim Buza lindi më 22 dhjetor 1905 në Shkup në një familje gjakovare, u nda nga jeta në vitin 1986.

Autoportret Abdurrahim Buza

Në moshën tetë vjeçare mbeti jetim dhe patrioti Bajram Curri kujdeset për shkollimin e tij. Regjistrohet në shkollë në Shkodër, në Tiranë dhe në Normalen e Elbasanit. Pastaj fiton bursë dhe me 1928 dëgjon një vjet në Akademinë e Arteve të Bukura në Torino. Studimet e rregullta i kryen në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence pranë artistit Galeleo Kinit më 1933 kthehet në Tiranë, ishte ndër pedagogët e parë të Shkollës së Vizatimit në Tiranë. Më 1947 u punësua në Liceun Artistik Jordan Misja si pedagog i vizatimi dhe më vonë si nëndrejtor.

Abdurrahim Buza, “Vajza me Kordele”

Edhe pse ndikimi i impresionizmit ndjehet në veprat e tij, nën presionin e realizmit politik që e impononte ideologjia e kohës Buza e gjeti zërin e tij unik në artin shqiptar. Pikturat e para janë të inspiruara nga qëndrimi i tij në Pogradec. Më vonë ai e thjeshton teknikën e tij por e shëndrron artin në simbolikë të lartë. Motivet etnike nga Gjakova, Kosova, dhe veriu i Shqipërisë bëhen subjekt i shpeshtë i tij. Ngjyrat e impresionizmit ndikojnë në të gjer në fund.

Grua me dy fëmijë

Disa prej veprave të njohura janë:

Dasma kosovare
Pogradeci
Lagjja ime
Nusja kosovare (1950),

Një pjate rrush (1957),
Autoportret (1960),
Lojërat popullore

Azem Galica dhe luftëtarët
Refugjatët,etj.

Prej veprave të tij sot ruhen 500 tablo te realizuara në vaj dhe 10,000 vizatime. Në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë ruhen 59 punime të piktorit. Vepra të tjera ndodhen në Muzeun Buza në Tiranë.

Abdurrahim Buza u nderua me dekoratat Mësues i Popullit, Piktor i Merituar dhe Piktor i Popullit. U nda nga jeta në Tiranë më 1986.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here