“120 kuksianë do i sjell nga Londra për të votuar PD”/ Me çfarë lekësh do i paguanin biletat? Ja si përgjigjet Rama |

    0
    4


    Ky postim është lexuar tashmë 5 herë!

    Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk e ka vendosur ende se me cilat para do t’ua paguaj biletat 120 kuksianëve që do të udhëtojnë nga Londra drej vendit të tyre për të votuar Partinë Demokratike siç ka premtuar vetë kreu i PS-së.

    Në një konferencë për gazetarët, Rama u pyet se me cilat para do t’ua paguaj biletat kuksianëve dhe tha se nuk e ka vendosur ende.

    Pjesë nga biseda:

    Gazetarja Marsela Karapanxho: Zoti kryeministër me çfarë parash do t’ua paguani biletat kuksianëve që do të votojnë për PD-në siç thoni ju?

    Edi Rama: Sa taksa paguan ti?

    Gazetarja Marsela Karapanxho: Preferoj të mos them asgjë..

    Edi Rama: S’po të them sa paguhesh, po të them thjesht më thuaj përqindjen që paguan për taksa…

    Gazetarja Marsela Karapanxho: Jo po do zbulohej…

    Edi Rama: Nuk e di…në rregull s’ka asgjë…thjesht po të dinin sa taksa paguanin këta që thonë taksat tona, taksat tona…sidomos ata që nuk paguajnë vetë…Nuk do jenë me taksat tuaja pa merak…as me buxhetin tim s’ua paguaj dot se nuk e kam mundësinë. Kur të vijë momenti, do ta merrni vesh se me çfarë parash do tu mundësohet udhëtimi kuksianëve.

    / Lajmet e AZHR-së



    Source link

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here